Policia po e kërkon 31-vjeçarin nga Gjilani: Shkaktoi aksident me fatalitet dhe iku

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e Naser Demirit nga Gjilani.

Lajme

14/05/2022 10:32

Ai dyshohet për shkaktim të aksidentit të trafikut me fatalitet, shkruan lajmi.net.

I njëjti, është i lindur në vitin 1990 në Gjilan teksa policia ka publikuar edhe fotografinë e tij.

Kërkesa e plotë e policisë:

Kërkesë për bashkëpunim

Gjilan,13 Maj 2022

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Gjilan , me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

Naser Demiri .

I lindur me 22/12/1990 në Gjilan

I dyshuari është i kërkuar për veprën Aksident trafiku me fatalitet

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 (pa pagesë)

– 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan

– E-mail adresa: [email protected]. /Lajmi.net/