Policia po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dëmtimin e varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga autoritetet. Lidhur me këtë rast, një ditë më parë ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, duke bërë të…
Lajme
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dëmtimin e varrit të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet nga autoritetet.
Lidhur me këtë rast, një ditë më parë ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje, duke bërë të ditur se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të Deharit.
“Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje Vetëvendosje jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, u tha në njoftimin e LVV-së.