Policia përsëri asgjëson kanabis në Koshare

Policia e Kosovës, edhe gjatë ditës së sotme ka asgjësuar një plantacion me kanabis sativa.

Lajme

16/10/2019 19:09

Policia e Kosovës në kuadër të operacioneve me dron ka arritur që edhe gjatë ditës së sotme të identifikoj dhe të asgjësoj një tjetër plantacion të dyshuar me kanabis sativa në Koshare.

“Me datë 16.10.2019,  Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Perëndim (DRPK) ka implementuar  planin operativ “Kontroll nga ajri”, ku është vëzhguar dhe kontrolluar me dron një sipërfaqe e maleve të Koshares (rreth 5 km) në lartësi 500 metra dhe gjatë këtij operacioni ka rezultuar me identifikimin apo gjetjen e një plantacioni me rreth 250 bimë të mbjellura që dyshohen si bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, gjatësia e të cilave shkon nga 1 deri në 3 metra”, thuhet në njoftim, shkruan lajmi.net.

Sipas policisë, pas identifikimit të lokacionit janë njoftuar njësitë përkatëse policore të cilat kanë dal në vendin e ngjarjes.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori kompetent, dhe me autorizimin e tij bimët narkotike janë grumbulluar dhe në prezencë të njësive të antidrogës janë asgjësuar (djegur), përderisa nga njësia e Krim Teknikës së Policisë sipas procedurave janë marr mostrat.

Pas shkatërrimit të bimëve të dyshuara narkotike është kompletuar rasti, i cili i dorëzohet drejtorisë së antidrogës në Gjakovë bashkë me provat materiale për procedurë të mëtejme ligjore. /Lajmi.net/