Policia përplaset me protestuesit antirefugjatë

Policia është përplasur sot në Romë, me një grup protestuesish të cilët kishin ngritur një bllokadë në rrugë kundër ardhjes së një grupi refugjatësh në periferinë veriore të Romës, pasi ata kishin thyer kordonin e saj.

Bota

17/07/2015 18:50

Policia u përpoq t’i shpërndajë protestuesit pasi u përball me një breshëri objektesh si çadra dielli dhe karrige, në Casale San Nicola.

Sot në mëngjes, prefekti i Romës, Franco Gabrielli deklaroi se blloku nga rruga do të pastrohet dhe transferimi do të vazhdojë siç është planifikuar.

“Kemi dërguar 19 persona të cilët duhet të qëndrojnë në Casale San Nicola por rruga është bllokuar nga qytetarët dhe nuk i lejojnë ata që të kalojnë”, u shpreh Gabrielli.

“Momentalisht ata (refugjatët) janë në automjete por do të hyjnë në qendër sepse ne do ta pastrojmë bllokun dhe nuk do të ndërmarrim asnjë hap pas”, shtoi ai.