Policia pengon gazetarët në punën e tyre, lëndohet një kameraman

Në aktivitetin e Vetëvendosjes, të cilët tentuan të vendosin një udhëzim administrativ nëpër veturat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të Qeverisë së Kosovës, këta të fundit u penguan nga Policia e Kosovës meqë rast pati edhe të arrestuar.

Lajme

07/09/2015 15:36

Në intervenimin e Policisë së Kosovës, këta aktivist u penguan për të kryer aktivitetin, mirëpo nuk ishin vetëm aktivistët të cilët u penguan, ishin edhe mediat të cilët u ballafaquan me policinë.

Në këtë foto shihet një zyrtar policor i cili pengon punën e një kameramani. Ai nuk e lejon të filmoj ngjarjen.

Raportohet se në këtë aksion, kanë mbetur disa të lënduar në mesin e tyre edhe kameramani i Radio Televizionit 21. /Zëri