Policia parandalon sulm terrorist në Berlin
Policia në Berlin ka parandaluar një sulm terrorist gjatë kohës sa ishte duke u mbajtur gjysmë maratona, shkruan Die Welt.

Bota
Forcat speciale kapën disa burra, duke përfshirë një të dyshuar kryesor. Ai thuhet se ka planifikuar të vrasë me thikë spektatorë dhe pjesëmarrës të ngjarjes, transmeton lajmi.net.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se kishte pasur arrestime gjatë mbajtjes së gjysmë maratonës.
“Kishte indikacione se gjashtë të paraburgosurit, të moshës 18-21 vjeç, mund të kenë qenë të përfshirë në përgatitjen e një krimi në lidhje me këtë ngjarje”, tha ky zëdhënës.
Sipas informacionit nga WELT i dyshuari i përket mjedisit privat të terroristit Anis Amri./Lajmi.net