Policia nuk i la dy autobusë të shkojnë në Beograd

Pas miratimit të Rezolutës në Kuvendin e Kosovës për parandalimin e migrimit ilegal, Policia e Kosovës ka filluar të veprojë në kufi, duke ndalur dy autobusë.

Lajme

05/02/2015 23:03

(E plotësuar) Nga gjashtë autobusë të bllokuar në Merdare, që sonte janë nisur nga Prishtina për në Beograd me migrantë që ia mësyjnë vendeve të BE-së ilegalisht, policia ka ktyehr mbrapshtë dy nga këta autobusë për mungesë të licencave përkatëse.

_______________________________________________________________________________

Si njoftoi Indeksonline, Policia e Kosovës sonte nuk i kanë lënë të kalojnë në Merdare gjashtë autobusë me kosovarë.

Një qytetar që gjendet në Merdare i ka thënë Indeksonline se Policia i ka parkuar autobusët në terminal dhe nuk po i lë të kalojnë në territorin serb.