Policia nisin patrullimet me barkë në Badovc (Video)
Policia e Kosovës ka nisur patrullimet me barkë në liqenin e Badovcit. Patrullimet janë ndërmarrë pas incidenteve të fundit në brigjet e këtij liqeni ku u arrestuan disa persona të cilët dyshohen të jenë të lidhur me organizata terroriste.

Lajme
Vendimi për patrullime me barkë është marrë nga eprorët e policisë ndërsa për patrullimet është angazhuar një barkë e cila përdoret nga policia kufitare.
Patrullat policore janë filmuar gjatë një rutine patrullimi në liqe nga ekipi i Rubrikës Policia të emisionit “Drejtësia në Kosovë”, shkruan kallxo.com.
