Policia nis hetimet për pamfletet kërcënuese në veri
Policia e Kosovës ka nisur hetimet, pas shfaqjes së disa pamfleteve që përmbajnë mesazhe kërcënuese në komunat veriore. Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Lajmi.net, se pamfletet janë hasur në disa lokacione në veri. Elshani tha se për momentin nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar. Ndërsa rasti është iniciuar…
Lajme
Policia e Kosovës ka nisur hetimet, pas shfaqjes së disa pamfleteve që përmbajnë mesazhe kërcënuese në komunat veriore.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, ka konfirmuar për Lajmi.net, se pamfletet janë hasur në disa lokacione në veri.
Elshani tha se për momentin nuk ka të dyshuar dhe as të arrestuar.
Ndërsa rasti është iniciuar nga Prokuroria Speciale si “Nxitje e urrejtjes dhe përçarjes”. Ai ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar hetimet për ta ndriçuar rastin.
“Konfirmojm se në disa lokacione në Veri të Vendit kemi has në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdher te prokuroris speciale rasti inicohet si Nxitje e urrejtjes dhe perqarjes. Nuk kemi të dyshimt e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”, ka thënë Elshani.
Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi me pamfletet kërcënuese që janë vendosur në vende të ndryshme në veri në orët e para të së premtes.
“Të gjithë jemi Milana dhe vëllezër nga Banjska. Ju okupatorë zgjoni egërsira, ju presim në veri. Komandant, vetëm thuaj, fluturojmë si plumba!”, thuhet në pamfletet e vendosura në veri. /Lajmi.net/