Policia në Mitrovicë të Veriut apelon për respektim të rendit dhe qetësisë publike nga bizneset
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut, në bashkëpunim me inspektoratet komunale dhe institucionet përkatëse, ka bërë sot një thirrje publike për të gjithë pronarët dhe menaxherët e subjekteve afariste që të respektojnë dispozitat ligjore lidhur me rendin dhe qetësinë publike. Në njoftimin zyrtar, Policia rikujton se subjektet afariste si kafiteritë, restorantet, baret dhe…

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Veriut, në bashkëpunim me inspektoratet komunale dhe institucionet përkatëse, ka bërë sot një thirrje publike për të gjithë pronarët dhe menaxherët e subjekteve afariste që të respektojnë dispozitat ligjore lidhur me rendin dhe qetësinë publike.
Në njoftimin zyrtar, Policia rikujton se subjektet afariste si kafiteritë, restorantet, baret dhe të ngjashme janë të obliguara të veprojnë brenda orareve të lejuara për përdorimin e muzikës dhe për organizimin e aktiviteteve që mund të krijojnë zhurmë, transmeton lajmi.net
Sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike (Ligji Nr. 03/L-142, Neni 8), ndalohet shkaktimi i zhurmës së panevojshme dhe të padurueshme nga ora 22:00 deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës, dhe nga ora 23:00 deri në orën 07:00 gjatë fundjavës (të shtunave dhe të dielave).
“Çdo shkelje e këtyre dispozitave do të trajtohet si kundërvajtje dhe do të ndiqet sipas procedurave ligjore,” thuhet në njoftimin e Policisë.
Autoritetet thonë se qëllimi i këtij apeli është ruajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, duke kërkuar bashkëpunim nga të gjitha bizneset për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët.
“Respektimi i ligjit është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët,” përfundon komunikata e Policisë.
Njoftimi i plotë: