Policia në Mitrovicë realizon bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe brezit të ri, në bashkëpunim me profesionist të fushave si sociolog e kriminolog, ka mbajtur sot një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme në Mitrovicë. Pjesë e këtij bashkëbisedimi ishte edhe Drejtoresha Rajonale e Policisë, Aferdita Mikullovci, e cila…

Lajme
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi të bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe brezit të ri, në bashkëpunim me profesionist të fushave si sociolog e kriminolog, ka mbajtur sot një bashkëbisedim me nxënës të shkollave të mesme në Mitrovicë.
Pjesë e këtij bashkëbisedimi ishte edhe Drejtoresha Rajonale e Policisë, Aferdita Mikullovci, e cila ndër tjera ka potencuar se, qëllimi i këtij bashkëbisedimi ishte vetëdijesimi dhe fuqizimi i rolit të të rinjve në jetën shoqërore.
“Gjatë bashkëbisedimit është diskutuar gjerësisht mbi sfidat aktuale me të cilat aktualisht përballen të rinjtë. Paralelisht çështjet janë shtjelluar në frymën e shfrytëzimit të kapaciteteve si individuale ashtu edhe grupore në gjetjen modeleve për veprim e ndërgjegjësim përmes aktiviteteve që nxisin vetiniciativa”, thuhet ndwr tw tjera nw njoftimin e policisw.
Nga diskutimet e nxënësve janë identifikuar disa nga çështjet dhe problematikat qe ata ballafaqohen apo i perceptojnë nga prizmi i tyre si përdorimi i substancave narkotike, sjelljet e dhunshme dhe posedimi i armëve.
“Nga prizmi i policisë Kolonel Aferdita Mikullovci ka theksuar objektivat për qasjen e vazhdueshme që ndërmerr policia në parandalimin e sjelljeve devijante te të rinjtë, ndër tjera ka theksuar se një qasje të përbashkët nga secili si: nxënësit, familja, shkolla, komuniteti dhe institucionet luajnë një rol të rëndësishëm si në parandalim ashtu edhe në zgjidhje të problemeve. Në ketë drejtim, Kolonel Mikullovci ka vlerësuare se nxënësit kanë potencial për vetiniciativa, për të adresuar çështjet tek autoritet përkatëse, qofshin ato ne shkolla, polici, shërbime social apo edhe institucione tjera. Të rinjtë duhet te përçojnë mesazh tek të tjerët se për bashkëpunim duhet te kemi gatishmëri e vullnet sidomos për raportim të hershem të sjelljeve devijonte, si në parandalim ashtu edhe në reagim”.
Nga ana e ligjëruesve të fushave janë ndarë përvoja dhe këshilla profesionale për parandalimin e dukurive negative, përfshirë devijimet sociale, varësitë tjera apo përfshirjen në aktivitete devijante.