Policia në kërkim të Dardan Molliqajt

Lëvizja Vetëvendosje nëpërmjet një njoftimi për media ka bërë të ditur se sot Policia e Kosovës po e kërkon sekretarin e VV-së Dardan Molliqaj.

Lajme

21/10/2015 15:29

Sipas VV-së policia e ka kontaktuar dhe i kanë kërkuar Molliqajt që të paraqitet në stacionin policor.

“Këto përndjekje po e dërgojnë vendin drejt tensioneve të reja edhe më të mëdha. Opozita nuk do të heq dorë nga kauza e saj në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe territorit, në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe barazisë”.