Policia në aksion, arreston 15 persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 15 persona.

Lajme

02/04/2019 11:08

Në tërë Kosovën, gjatë ditës së djeshme, Policia ka arrestuar 15 persona për vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në mbajtje janë nëntë persona, kurse dy persona janë duke e vuajtur dënimin.

Në këtë raport nuk është bërë e ditur se për çfarë vepra penale janë arrestuar dhe janë të burgosur këta persona. /Lajmi.net/