Policia në aksion, arreston 13 persona dhe shqipton rreth 1 mijë tiketa

Gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën janë arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale.

Lajme

11/02/2019 11:36

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se vetëm në ditën e djeshme në tërë vendin ka arrestuar 13 persona, raporton lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, në mbajtje janë 12 persona kurse në vuajtje të dënimit është vetëm një person.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë ditës së diel Policia ka shqiptuar 987 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. /Lajmi.net/