Policia merret me kërcënimin xhihadist
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani thotë për lajmi.net se Policia trajton çdo informacion që lidhet me aspektin e sigurisë në vend.

Lajme
Policia e Kosovës ka thënë se është duke e trajtuar kërcënimin i cili i erdhi sot nga një organizatë e panjohur deri më tani e quajtur “Xhemati i Teuhidit dhe Xhihadit në Kosovë”.
Kjo organizatë ka lëshuar sot një deklaratë në të cilën kërcënon Policinë e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për lajmi.net se organet e rendit merren me të gjitha informacionet apo publikimet që prekin aspektin e sigurisë në vend.
“Policia e Kosovës merr në trajtim çdo informacion apo publikim i cili ndërlidhet në një mënyrë apo një tjetër me aspektin e sigurisë apo punës e cikla bie në domenin e policisë”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Organizata “Xhemati i TeHuidit dhe Xhihadit në Kosovë” ka kërcënuar Policinë e Kosovës me “sulme të tmerrshme dhe të dhimbshme” nëse nuk lirohen gjashtë të arrestuarit e djeshëm gjatë një operacioni policor kundër një grupi të dyshuar për terrorizëm.
“Padyshim, ne kemi burra të cilët e duan vdekjen më shumë se sa ju jetën e kësaj bote. Është ushtria e Allahut e cila do të triumfoj dhe ajo e Brankoviqit e cila do të mbytet në gjakun e tyre”, thuhet në këtë komunikatë.