Policia me aksion në Prishtinë – Arreston dy persona, sekuestron substanca narkotike dhe armë

Policia e Kosovës ka marrë informacion se dy të dyshuar me iniciale L.K. dhe L.L. të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës. Menjëherë pas mbledhjes së informacioneve, Policia me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka…

Lajme

15/12/2024 20:27

Policia e Kosovës ka marrë informacion se dy të dyshuar me iniciale L.K. dhe L.L. të njohur për policinë janë duke u marrë me shitblerje të narkotikëve dhe shitjen e bëjnë nga shtëpitë e tyre që gjenden në Matiqan të Prishtinës.

Menjëherë pas mbledhjes së informacioneve, Policia me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka realizuar bastisje në shtëpitë e tyre.

Gjatë bastisjes, Policia në shtëpinë e të dyshuarit L.L. ka gjetur dy armë (revole), Revole Parabellum dhe një karikator me 7 fishek të kalibrit 9mm, Revole Super Sport dhe 12 fishek të kalibrit 9mm, ndërsa i dyshuari L. K. me ti vërejtur policinë ka tentuar të ik nga dritarja me një sasi të narkotikëve në dorë, mirëpo të njëjtin policia e kanë ndaluar dhe arrestuar.

Siç njofton Policia, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në pjesë të ndryshme janë gjetur 5 qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë të përgjithshme 1503.3 gram, (1 kilogram e 503.3 gram ) dy peshore digjitale që shërbejnë për matje të narkotikëve në sasi të vogla, 50 copë fishek me gas të kalibrit 9mm dhe 1695 euro në bankënota të ndryshme të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

“Në lidhje me rastin është kontaktuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i krimeve të Rënda në Prishtinë dhe në konsultim me të, i dyshuari L. K. pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë për rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, ndërsa për të dyshuarin L. L., i cili ndodhet në arrati, Prokurorja ka udhëzuar që rasti të ndahet dhe të procedohet në Departamentin e përgjithshëm. Në vend të ngjarjes ka dalë Njësia e Forenzikes Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive të gjetura si prova materiale. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente në bashkëpunim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë: