Policia maqedonase përdori përsëri gaz lotsjellës ndaj refugjatëve

Policia maqedonase ka përdorur sërish sot gazin lotsjellës për të shpërndarë rreth 50 emigrantë, të cilët u përpoqën të rrëzojnë gardhin që ndan Greqinë me Maqedoninë. me qëllim që të hynë në territorin maqedonas.

Lajme

13/04/2016 16:22

Përleshjet u ndalën kur policia greke ndërhyri për të shpërndarë turmën , raporton Reuters

Tensionet e tilla kanë qenë të shpeshta, ditëve të fundit, në kampin e emigrantëve pranë qytetit të Idomenisë, ku më shumë se 10.000 emigrantë dhe refugjatë janë bllokuar që nga shkurti, kur kufijtë u mbyllën me gardhe mbrojtëse nga shtetet fqinje të Ballkanit.

Qindra emigrantë janë plagosur edhe të dielën në përleshje të ngjashme me policinë maqedonase, ku emigrantët u qëlluan me gaz lotsjellës dhe plumba gome./ lajmi.net