Policia maqedonase konfiskon materialin e gazetarëve shqiptarë

Ekipet e gazetarëve nga mediat shqiptare në Maqedoni, janë duke u penguar nga Policia e Maqedonisë, për t’i përcjell zhvillimet në Kumanovë.

Lajme

09/05/2015 12:53

Ekipi televizioni Alsat-M, që për momentin është në afërsi të lagjes ku ndodhi përplasja e armatosur mes policisë dhe, siç përflitet, një grupi të armatosur është kërcënuar nga ana e forcave të armatosura maqedonase. Kameramanit të këtij mediumi i është konfiskuar i gjithë materiali e incizuar gjatë këtij aksioni.

Pas konfiskimit të materialit, policia maqedonase i është drejtuar gazetarit të Alsat-M, Valmir Kuçit duke i thënë se të gjitha informatat do të mund t’i marrin pasi të përfundojë aksioni policorë.

Po ashtu edhe gazetari i lajmpress.com, ka raportuar se policia u ka marrë materialet e incizuara. (lajmi.net).