Policia largon mediat, hetues të EULEX-it hyjnë në zyrat e OVL UÇK-së

Vazhdon aksioni i EULEX-it në zyrat e OVL-UÇK-së.

Lajme

25/09/2020 12:23

Policia e Kosovës ka larguar mediat që po qëndronin para zyrave të organizatës së veteranëve, aty ku për momentin po mbahet një aksion i EULEX’it, raporton lajmi.net.

Aksioni është duke vazhduar edhe më tutje, derisa, nuk dihet nëse dikush është arrestuar.

Në ndërkohë, hetues të EULEX-it të cilit në duar mbanin disa pako kanë hyrë në zyrat e OVL-UÇK-së. /Lajmi.net/