Policia largon gurët nga Sheshi

11:38 | 18 Prill 2015

Largimi i mbeturinave të ngurta

Kompanitë për pastrimin kryeqytetit, në përcjellje të forcave policore, në mëngjes kanë kontrolluar të gjithë kontejnerët në Shesh, për të larguar mjetet e forta.

Policia që po patrullon në këmbë, po kërkon që të hiqen edhe mjete tjera të forta përskaj lokaleve të ndryshme në kryeqytet.

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të protestojnë sot për siç thonë kundër “kapjes së shtetit”. Protesta është paralajmëruar të fillojë në orën 14:00.

Marshi fillon në sheshin “Zahir Pajaziti”, vazhdon drejt Gjykatës Kushtetuese, KEDS-it, pastaj te RTK-ja dhe në sheshin “Skënderbeu”.

Kërkesat e protestës të së shtunës janë shfuqizimi i vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, shpallja e Trepçës ndërmarrje publike me status të veçantë, shkarkimi i menaxhmentit të RTK-së, kërkohet edhe dorëheqja e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ndërsa qeverisë i kërkohet shkarkimi i ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.

11074270_1577960259130267_449538934_n