Policia kufitare gjen në shkurre një veturë të mbushur më mish derri

Një person e ka braktisur veturën e tij, kur ka parë që po i afrohej Policia kufitare e Kosovës.

Lajme

24/08/2017 14:49

Policia ka njoftuar se në Rr. “Binq”-Debëllde gjatë ditës së djeshme  Njësiti policor kufitar gjatë patrullimit rrugëve dytësore , ka hasur në një automjet me targa lokale të fshehur në shkurre.

Gjatë kontrollimit të automjetit është vërejtur se  kishte të ngarkuar paketime me prodhime te mishit të derrit të prodhuara në Maqedoni.

Vetura dhe malli janë konfiskuar dhe dorëzuar doganës.

Rasti është klasifikuar si “kontrabandim me mallra”. /Lajmi.net/