Policia kontrollon një bankë në Mitrovicë të veriut, sekuestron mbi 100 mijë dinar serb

Në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” sot më datë 29.05.2024 është realizuar kontrolli i filialës së bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë Veri, me ç’ rast është kontrolluar një Kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte…

Lajme

29/05/2024 20:05

Në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” sot më datë 29.05.2024 është realizuar kontrolli i filialës së bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë Veri, me ç’ rast është kontrolluar një Kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte arritur të hapej në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat.

Hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxherin e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur dhe janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim:

1. 152,290.00 Dinar (njëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind nëntëdhjetë dinar serb)

2. 4580€ (katërmijë e pesëqind e tetëdhjetë euro)

3. 940 CHF (Nëntëqind e dyzet franga zvicerane)

Pas përfundimit të kontrollit menaxherja e pikës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës në prezencën e Avokatit mbrojtës, përderisa procesi i kontrollit është zhvilluar pa asnjë incident.

Hetime të tjera profesionale lidhur me rastin janë në proces dhe të gjitha vendimet ligjore në vazhdim do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë.