Policia konfiskon mbi 39 kilogramë drogë në Mazgit (Foto)
Policia e Kosovës, ka konfiskuar substancë të narkotike mbi 39 kilogram dhe ka arrestuar të dyshuarin B.F. 26 vjeçar që barte këtë sasi droge.

Lajme
Ky aksion është realizuar në mesnatën që kemi lënë pas në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit.
Gjatë realizimit të operacionit, policia ka ndaluar për kontroll një kamion, me ç’rast gjatë kontrollimit në rimorkion e kamionit e cila ishte e ngarkuar me rërë është gjetur e fshehur sasi e paketimeve të narkotikëve.
I dyshuari, drejtuesi i kamionit, e kishte fshehur sasinë e narkotikëve nën rërë, ku dyshohet se ka kryer veprën penale ‘blerja , posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.
Hetimet lidhur me prejardhjen dhe destinacionin e substancës së dyshuar janë në proces.
Lidhur me rastin Policia ka njoftuar prokurorin e krimeve të rënda dhe me aktvendim të tij i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes.