Policia konfiskon armë pa leje, pesë raste brenda 24 orëve në rajonin e Prishtinës

Tri raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës. Në Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Policia e Kosovës ka konfirmuar armë të ndryshme të gjitha pa leje. Rreziku i tepërt që po u kanoset qytetarëve çdo ditë lehtësisht po vie edhe nga “Armatosja” e vazhdueshme e qytetarëve fare lehtë.…

Lajme

25/06/2024 10:06

Tri raste të armëmbajtjes pa leje janë raportuar në 24 orët e fundit në rajonin e Prishtinës.

Në Prishtinë, Obiliq, Podujevë, Policia e Kosovës ka konfirmuar armë të ndryshme të gjitha pa leje.

Rreziku i tepërt që po u kanoset qytetarëve çdo ditë lehtësisht po vie edhe nga “Armatosja” e vazhdueshme e qytetarëve fare lehtë.

Kësisoj gjatë këtyre orëve, zyrtarët policorë kanë ndaluar dhe konfirmuar nga të dyshuarit armë pa leje.

  • Prishtinë / 24.06.2024 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën ishte duke e drejtuar i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishek. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
  • Obiliq / 24.06.2024 – 06:25. Njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
  • Podujevë / 24.06.2024 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit te i njëjti  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 9 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
  • Prishtinë / 24.06.2024 – 23:40. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar në një çantë dore  është gjetur dhe konfiskuar një mjet në formë të armës reale të zjarrit /pistoletë e zezë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar.
  • Prishtinë / 24.06.2024 – 23:55.  Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me 13 copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit,  është liruar./Lajmi.net/