Policia konfirmon rastin e sulmit në zyrat e PDK-së, nuk ka të lënduar

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e sulmit në zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Skenderaj.

Lajme

23/05/2017 11:36

Zyra e Policisë rajonale kanë konfirmuar për lajmi.net sulmin, duke shtuar se ka pasur dëme materiale.

“Mbrëmë në orët e vona janë sulmuar zyrat e PDK-së në Skenderaj, përveç dëmeve materiale, nuk është raportuar për të lënduar”, kanë thënë nga zyra e Policisë Rajonale.