Policia konfirmon djegien e veturës në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë (Video)

Në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë para pak minutash është djegur një veturë

Lajme

21/11/2016 15:42

(I plotësuar) – Policia e Kosovës ka konfirmuar djegien e veturës në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Sipas policisë, është djegur një veturë e tipit Opel Astra, transmeton lajmi.net.

“Menjëherë pas marrjes së informatës, njësitet e nevojshme policore, të përkrahur edhe nga zjarrfikësit kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Nuk ka asnjë person të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, vetura është djegur tërësisht”, thekson policia.

Lajmi.net ju sjell edhe pamjet e djegies së veturës. /Lajmi.net/