Policia kishte dërguar fletë-arrest për Kurtin e Haxhiun

Në konferencën e Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm, Shpend Maxhuni ka sqaruar çështjen e thirrjeve të Albin Kurtit e Albulena Haxhiut në stacionin policor.

Lajme

13/10/2015 15:10

Sipas Maxhunit, janë shpërndarë dy thirrje, për të cilën, atë të Kurtit e ka refuzuar babai i deputetit n fjalë, ndërsa të Haxhiut, bashkëshorti.

“Javën e kaluar kanë qene disa zhvillime ne Kuvend. Polici e Kosovës ka shpërndare dy thirrje për Kurtin dhe Haxhiun. Babai i Kurtit e ka refuzuar atë të djalit, ndërsa të Haxhiut bashkëshorti i saj. Më pas ata janë ftuar në intervistim pas telefonatave, por edhe kjo është refuzuar”, ka thënë Maxhuni, raporton Indeksonline.

Maxhuni ka thënë se Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarit që secili i ka mendimet e tij, por që dje kanë pasur të bëjnë me dhunë, e përkundër kësaj, PK-ja është treguar e përmbajtur.

Ai ka thënë se janë përdorur mjete të forta, si gurët dhe koktej molotovi kundër policisë.

“Janë përdorur mjete të forta, si gurë dhe koktej molotovi që janë përdorur si armë kundër policisë. Pk në asnjë moment nuk do të shkelë të drejtat e qytetarëve të Kosovës. Të gjitha tendencat e tjera mendoj që janë të pa vërteta. Kjo ka qenë policia e Kosovës, është dhe do të jetë e Kosovës”, ka thënë Maxhuni.