Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia Pejë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar, si pjesë e hetimeve për një rast që lidhet me veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,…
Lajme
Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Njësia Pejë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë publikuar fotografitë e dy personave të dyshuar, si pjesë e hetimeve për një rast që lidhet me veprat penale:
-
“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, si dhe
-
“Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, transmeton lajmi.net.
Hetuesit policorë kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve për të ndihmuar në identifikimin e personave që shihen në fotografitë e publikuara, duke theksuar se çdo informatë mund të jetë e rëndësishme për vazhdimin e hetimeve.
Qytetarët që kanë informacione të dobishme mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes email-it [email protected]./lajmi.net/