Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për Binak Ukën, i zhdukur dje

Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për Binak Smajl Uka.

Lajme

06/06/2019 15:04

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për Binak Ukën, që çdo person që ka njohuri për të, të informojë në linjën emergjente 192. Po ashtu, Policia ka publikuar edhe disa fotografi.

Më poshtë mund të shihni komunikatën e plotë të Policisë:

Më datë 05.06.2019, në Stacionin Policor Klinë, është raportuar rasti person i zhdukur, bëhet fjalë për personin Binak (Smajl) Uka, i lindur me 19.10.1944 ne fshatin Bokshiq-Klinë.

Pas konsultimit dhe pajtimit me familjaret e viktimës dhe Prokurorin e shtetit kërkojmë nga ju nëse mund të na ndihmoni në arritje të çfarëdo informate për vendndodhjen e këtij personi.

Në lidhje me personin e lartcekur, kërkimet e deritanishme policore, nuk kanë dhënë ndonjë rezultat, andaj kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së tij të informojnë policinë në linjën emergjente 192. /Lajmi.net/