Policia jep detaje rreth të shtënave me armë në Prishtinë
Policia Rajonale e Prishtinës e ka konfirmuar rastin e të shtënave me armë tek ‘Parku i Qytetit’.
Lajme
Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Agron Borovci ka thënë se policia ka qenë prezente në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar.
“Rreth orës 18 e 30 policia ka marrë informacion për gjuajtje me armë zjarri në drejtim të një veture në lëvizje në Prishtinë, njësitë e nevojshme policore kanë dal në vendin e ngjarjes ku i kanë bërë ekzaminimet, kanë marrë në pyetje edhe dëshmitarë në mënyrë që të gjitha informacionet t’i kontribuojnë zbulimit të rastit”, ka thënë Borovci për lajmi.net.
Tutje ai ka shtuar se nuk ka persona të lënduar përpos një dritareje të thyer si rezultat i shkrepjes së armës.
Lidhur me rastin ende nuk ka ndonjë të arrestuar./Lajmi.net/