Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në vendin e punës në Prizren
Një person ka humbur jetën tragjikisht mbëmë pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë. “Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull 48-vjeç nga Prizreni”, tha Shaqir Bytyqi zëdhënës…
Lajme
Një person ka humbur jetën tragjikisht mbëmë pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër derisa ka qenë në punë.
“Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull 48-vjeç nga Prizreni”, tha Shaqir Bytyqi zëdhënës i policisë në rajonin e Prizrenit.
Ndërsa sot polica e Kosovës ka njoftuar se viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi i njëjti ishte rrëzuar nga kati i 3 i një objekti në të cilin ai ishte duke punuar.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor i emergjencës.
Ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori.
“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/