Policia jep detaje për rastin në Spitalin e Gjakovës ku gruaja shihet duke rrahur burrin

Policia e Kosovës ka ndarë detaje lidhur me rastin në Spitalin e Gjakovës ku një grua shihet duke ushtruar dhunë ndaj burrit të saj.

Lajme

20/01/2022 15:46

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në repartin e neurologjisë dhe se gruaja është me probleme mendore.

E njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë, ndërsa burri ka marrë ndihmë mjekësore.

Raporti i plotë.

Me datë 14.01. 2022 rreth orës 03:00 , e dyshuara kishte sulmuar fizikisht viktimën (burrin e saj), i cili është pjesërisht i pa lëvizeshim.

Rasti ka ndodhur në repartin e neurologjisë në spitalin “Isa Grezda” – Gjakovë.

Viktima ka pësuar lëndime  trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, si dhe mbrojtësi i viktimave është njoftuar për rastin e ndodhur, po ashtu  prezent ka qene dhe punëtori qendrës sociale.

E dyshuara ( bashkëshortja) është shoqëruar në Stacionin policor, është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, e njëjta mbahet në ndalim policor, por për shkak te gjendjes se saj mendore, me udhëzim te mjekut psikiatër, e njëjta është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë , nën shoqërimin e zyrtarëve policor.

Policia për rast është njoftuar përmes një video incizimi që është pranuar nga adresa elektronike në adresën policore./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Pamje të tmerrshme: Gruaja e rrah brutalisht burrin në Spitalin e Gjakovës