Policia jep detaje për protestën në Kamenicë
Reformat në arsim në komunën e Kamenicës po vazhdon të kundërshtohet nga prindërit e kësaj ane. Për çka, në paraditen e së hënës u bë shkak që prindërit aty të protestojnë.
Lajme
Rreth 150 persona protestuan kundër reformave në arsim, për çka për një moment thuhet të jetë krijuar një tollovi për e ku ka ndërhyrë policia.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se nuk ka të arrestuar nga protesta e sotme në Kamenicë.
“Fillimisht u krijua një tollovi por asnjë person nuk është arrestuar”, tha Hashani për KosovaPress.
Hashani ka theksuar se nuk ka eskaluar protesta në Kamenicë dhe se gjatë gjithë kohës policët e kanë përcjellë situatën.
“Ka qenë një tollovi, por janë ulur tensionet. Aty kanë protestuar rreth 150 persona por që tani protestuesit janë shpërndarë. Motivi i gjithë kësaj ka qenë dhe vazhdon të jetë për reformat në arsim. Policia e Kosovës ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka përcjell situatën gjithë kohës. Fatmirësisht nuk ka eskalu”, tregoi Hashani nëpërmjet telefonit.