Policia jep detaje për përleshjen fizike në Prishtinë ku u plagos një person dhe u arrestuan 13 të tjerë
Një përleshje fizike ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht para një diskoteke të quajtur “Lit”. Në këtë përleshje të përfshirë ishin 13 persona, të cilët edhe janë arrestuar. Përpos përleshjes fizike në këtë rast është përdorur edhe arma e zjarrit, ku i plagosur ka mbetur një person. “Pas raportimit për të shtëna me armë, policia në…

Lajme
Një përleshje fizike ka ndodhur në Prishtinë, saktësisht para një diskoteke të quajtur “Lit”.
Në këtë përleshje të përfshirë ishin 13 persona, të cilët edhe janë arrestuar.
Përpos përleshjes fizike në këtë rast është përdorur edhe arma e zjarrit, ku i plagosur ka mbetur një person.
“Pas raportimit për të shtëna me armë, policia në vendin e ngjarjes ka hasur në dy viktimat meshkuj kosovarë njëri i plagosur nga arma, ndërsa tjetri me lëndime. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një fishek. Lidhur me incidentin janë arrestuar trembëdhjetë (13) meshkuj kosovarë të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është arritur të identifikohet dhe sekuestrohet edhe një armë AK 47 që ishte në posedim të njërit nga të dyshuarit e arrestuar.”
Policia bëri të ditur se në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe një DWR i kamerave të sigurisë që ishte larguar nga njëri prej të arrestuarve me qëllim të fshehjes së provave, transmeton lajmi.net.
“Lidhur me rastin njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet për procedurat e mëtejme hetimore”./Lajmi.net/