Policia jep detaje për mjetin shpërthyes të gjetur në Mitrovicë, ka të arrestuar

Në lidhje me mjetin shperthyes të gjetur tek lagjja e romëve në Mitrovicë, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull.

Lajme

11/10/2018 23:58

Të njëjtit iu është caktuar masë e ndalimit për shkak të veprës penale armëmbajtje pa leje si dhe për shkak të ndikimit të tij nga alkooli ka hedhur elemente municioni në ambiente të hapura, duke rrezikuar sigurinë e përgjithshme.

Pasi janë hasur në elementet e municionit, në rrugët e lagjes së romëve, njësitet relevante kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.