Policia jep detaje për arrestimin e ndihmësit të Petkoviqit pas fjalimit kundër UÇK-së

Policia e Kosovës e ka arrestuar të premten ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, pas një fjalimi që ka mbajtur gjatë ditës në Rahovec e i cili e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste. Policia tha se nën dyshimin që ka kryer veprën penale “nxitja…

Lajme

19/07/2025 08:52

Policia e Kosovës e ka arrestuar të premten ndihmësdrejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, pas një fjalimi që ka mbajtur gjatë ditës në Rahovec e i cili e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste.

Policia tha se nën dyshimin që ka kryer veprën penale “nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”, ai u arrestua në pikën kufitare të Bërnjakut dhe se në cilësi të provave i janë sekuestruar dy telefona përkohësisht dhe më pas është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 18.07.2025 – 12:00. Në PKK Bërnjak është arrestuar i dyshuari shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se gjatë një fjalimi në fshatin Hoqë e Madhe ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste duke i krahasuar veprimet e saj me ngjarje të rënda ndërkombëtare. Me këto veprime i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartcekur. Nga i dyshuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar përkohësisht 2 telefona celularë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.