Policia jep detaje për aksidentin në Makovc, ku mbeti i vdekur një person
Policia sqaron se dje në fshatin Makovc të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka humbur jetën.

Lajme
Sipas Policisë në aksident lëndime fatale ka pësuar ngasësi i veturës, që ka bërë vetaksident ndërsa tre pasagjerët e tij kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Ngasësi mashkull K-shqiptar me veturë të tij nga pa kujdesia ka shkaktuar vetë aksident trafiku. Si pasoj e aksidentit, lëndime fatale ka pësuar ngasësi i veturës, ndërsa tre pasagjerët e tij meshkuj K-shqiptar kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupi i pa jetë do të dërgohet për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/