Policia italiane kap shqiptarin, “mbret i klonimit të kartelave bankare”

Prej kohësh ishte në kërkim, por dëshira që të kthehej në Itali dhe të përqafonte vajzën që i kishte lindur prej pak muajsh e ka dërguar në pranga, një 34-vjeçar shqiptar.

Lajme

08/03/2015 21:38

Policia italiane ishte duke e pritur prej 2 vitesh, Blerim Rexhepin të cilin e cilësojnë edhe si “mbretin e klonimit të kartave bankare”.

Rexhepi akuzohet se bënte pjesë në një bandë të specializuar në vjedhjen e të dhënave informatike të sporteleve të bankave dhe mësohet se kanë vjedhur të paktën 150 mijë euro në 15 bankomate.