Policia harton listë me 90 emra deputetësh dhe qytetarësh për mosbindje qytetare
Policia e Shtetit ka afat ligjor deri të mërkurën për të depozituar në organin e akuzës emrat e personave që do të proçedojnë penalisht për mosbindjen qytetare.

Lajme
Deri të hënën në mesditë policia nuk ka referuar në organin e akuzës asnjë kërkesë për të ndjekur penalisht drejtues të opozitës apo qytetarë lidhur me bllokimin e akseve kryesore në vend për më shumë se dy orë, përkatësisht rrethrrotullimin e Vorës, Bradashesh, Çermë dhe Milot.
Gati 90 emra, deputetë dhe qytetarë, përmban lista e hartuar nga Policia e Shtetit, pas protestës së opozitës e zhvilluar të enjten, raporton abc news.|
Shifra u konfirmua nga burime pranë Policisë së Shtetit, të cilët saktësuan se të proceduarit janë kryesisht organizatorët e protestave përkatëse.
Ata do të ndiqen penalisht për akuzën e “organizimit dhe pjesmarrëje në tubime dhe manifestime të paligjshme”.
Ndërsa për disa nga të proceduarit e protestae në Milot dhe Bradashesh, ku u dogjën edhe disa goma automjetesh, do të ketë edhe të proceduar për veprën penale të “ndotjes së mjedisit”.
Nga ana tjetër, këto procedime ende nuk i janë përcjellë zyrtarisht Prokurorisë së Tiranës. Burime pranë Prokurorisë së kryeqytetit konfirmuan se deri mesditën e së hënës prodecimet ndaj kryeopozitarit Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, deputetëve të tjerë, si edhe qytetarëve nuk ishin referuar në këtë institucion. Por referimi i tyre ka afat ligjor deri të mërkurën.
Mes deputetëve të procedura gjenden emrat e Flamur Nokës, Nora Malajt, Viktor Tushajt, Aldo Bumcit e Përparim Spahiu.