Policia i gris rrobat avokatit gjatë seancës gjyqësore (FOTO)

Të shkosh në seancën gjyqësore me kostum dhe të dalësh me rroba të grisura. Avokati Vu Liangshu doli nga gjykata në Naning, në provincën Guangxi, me rroba të grisura dhe disa gërvishtje në fytyrë.

Fun

08/06/2016 22:19

 

Avokati po merrte pjesë në një gjyq civil, kur policët i kanë kërkuar të dorëzojë telefonin. Ata mendonin se avokati po e filmonte seancën.

Fillimisht Vu Liangshu refuzoi dhe atëherë policët praktikisht e kanë zhveshur, duke i grisur këmishën dhe pantallonat. Në sallë ishin të pranishëm dy gjyqtarë, të cilët nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar policët. Pasi ka dalë nga salla, avokati u paraqit para gazetarëve dhe fotot e tij bën xhiron e botës.

Autoritetet e Naning i kanë kërkuar gjykatës t’i kërkojë ndjesë avokatit për këtë incident, aspak të këndshëm.