Policia greke arreston këngëtarin Notis Sfakianakis, i gjendet kokainë dhe armë pa leje

Këngëtari i njohur është arrestuar nga policia greke.

ShowBiz

30/11/2020 08:12

Këngëtari i njohur, Notis Sfakianakis, është arrestuar nga policia greke, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Kjo për faktin se ditën e djeshme u gjet një armë dhe një sasi droge.

Policët ishin duke kryer kontrollet e zakonshme për masat ndaj koronavirusit, kur gjetën në automjetin e këngëtarit një armë 9mm dhe një sasi të vogël droge që mendohet se është kokainë.

Këngëtari u transferua në stacionin policor Argyroupoli ku ndaj tij u regjistrua çështja për drogë dhe armëmbajtje pa leje./Lajmi.net/