Policia gjen laborator heroine në Ferizaj, Prokuroria ndan detaje të rastit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se gjatë një aksioni të përbashkët me policinë e Kosovës, të koduar "Gropa" kanë arritur të sekuestrojnë 70 kilogramë substanca narkotike të dyshuar heroinë.

Lajme

23/05/2022 12:44

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjithashtu janë sekuestruar edhe pajisje për përpunimin e heroinës, që nënkuptohet të kemi të bëjmë me një laborator droge, shkruan lajmi.net.

Lidhur me rastin janë arrestuar 10 persona nën dyshimin e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Ky është njoftimi i plotë:

Ndalohen 10 persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Ferizaj, 23 Maj 2022 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera. ​/Lajmi.net/