Policia gjatë kontrollit gjenë substanca narkotike në një veturë në Gjilan
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari me veturën Golf me targa vendore nuk është ndalur në pikën e kontrollit nga policia ku gjatë ikjes ka shkaktuar aksident dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes. Policia gjatë kontrollimit të veturës, ka gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.7…

Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari me veturën Golf me targa vendore nuk është ndalur në pikën e kontrollit nga policia ku gjatë ikjes ka shkaktuar aksident dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Policia gjatë kontrollimit të veturës, ka gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.7 gram e ndarë në nëntë (9) paketime, dhe para të gatshme.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00 në Gjilan.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me veturën Golf me targa vendore nuk është ndalur në pikën e kontrollit të njësitit policor, me ç ‘rast gjatë ikjes ka shkaktuar aksident dhe ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur. Gjatë kontrollimit të veturës, është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 18.7 gram e ndarë në nëntë (9) paketime, dhe para të gatshme. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori. Rasti nën hetime.