​Policia fton qytetarët e komuniteteve pakicë që të bëhen pjesë e saj

Policia e Kosovës vazhdon me kampanja sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë. Policia përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon t’i inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës. Policia nëpërmjet një…

Lajme

28/01/2023 18:47

Policia e Kosovës vazhdon me kampanja sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë.

Policia përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare që po mbahen në të gjitha rajonet, vazhdon t’i inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.

Policia nëpërmjet një postimi të cilit ia ka bashkangjitur edhe një video, thekson se këtë kampanjë e kanë përkrahur dhe mbështetur edhe personalitete të larta nga institucione të ndryshme ndërkombëtare.