Policia flet se kur largohet nga selia e Vetëvendosjes: Hasëm në rezistencë

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani thotë se Policia me kohë ka bërë të ditur për mbarëvajtjen e manifestimin dhe ka angazhuar pjesëtarë të mjaftueshëm.

Lajme

28/11/2015 19:25

Ai thotë se në këtë manifestim morën pjesë deri në 5 mijë persona dhe se gjithçka ka kaluar qetë.

Kelani thotë se aty është paraqitur Albin Kurti që është i kërkuar nga Policia dhe menjëherë pas përfundimit të manifestimit Policia e ka përcjellë lëvizjen e Kurtit që ka qenë i shoqëruar nga përkrahësit e tij, raporton lajmi.net.

“Policia ka kërkuar që të lejohet që të kryeje aksionin e saj por është penguar nga përkrahës të opozitës. Gjatë intervenimit të Policisë në seli të VV-së ka pasur rezistencë nga një numër i madh personash të cilët kanë përdorur një lloj gazi, prej, karrige mjete të forta në drejtim të Policisë. Është arrestuar Kurti dhe 95 persona të tjerë”, tha Kelani.

Ai bënë të ditur se ka pasur edhe të lënduar, katër protestues dhe dy policë.

Kur u pyet nëse janë përdorur plumba gome, tha se nuk ka asnjë informacion zyrtar dhe se janë përdorur vetëm mjetet e nevojshme, raporton lajmi.net.

Në fund tha se nga objekti i Vetëvendosjes do të largohen posa ti kryejnë të gjitha procedurat ligjore./ lajmi.net