Policia e Shqipërisë vijon operacionin masiv antikanabis, 4200 policë në terren

Policia e Shqipërisë vijon operacionin masiv në të gjithë vendin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, nga toka dhe ajri.

Lajme

02/03/2017 13:09

Kontrolle të imtësishme janë bërë nga policitë vendore në çdo magazinë, depo, tunele, sera dhe ambiente të braktisura. Gjithashtu vende kontrolli janë dhe zonat ku 10 vitet e fundit janë evidentuar bimë narkotike të kultivuara.

Në këtë operacion janë përfshirë rreth 4200 punonjës policie,  ku është dhe FNSH me helikopter për kontrollin e zonave me risk e në terren të vështirë malor. Operacioni do të vijojë.