Policia e Shqipërisë prezanton planin për protestat e nesërme

Policia e Shtetit, përmes një deklarate për mediat, njoftoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme “për garantimin dhe mbarëvajtjen e protestës” së lajmëruar nga Partia Demokratike, për ditën e enjte, 12 mars.

Lajme

11/03/2015 15:03

“Do të marrim masa të forta për parandalimin e çdo paligjshmërie dhe garantimin e plotë të së drejtës për protestë paqësore. Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për kontrollet e shtuara që do të ketë ditën e nesërme dhe për bllokimin e disa rrugëve”, tha zv.drejtori i Policisë së Shqipërisë, Altin Qato.

“Kontrollet do të bëhen për të parandaluar ata që duan të kryejnë akte të paligjshme gjatë protestës”, shtoi Qato, duke u kujtuar qytetarëve që të pajisen me dokumente identifikimi, pasi do të ketë kontrolle të shtuara të policisë në akse rrugore dhe mjedise të ndryshme./Topchannel/