Policia e SHBA me kuaj kundër haitianëve

Angazhimi i policëve me kuaj e kamzhik kundër refugjatëve nga Haiti, që ata të mos hyjnë në SHBA po shkakton zemërim.

Bota

21/09/2021 16:53

Angazhimi i policëve mbi kuaj për të penguar me kamzhik refugjatët nga Haiti që të mos hyjnë në SHBA po shkakton zemërim. Imazhet e policisë kufitare amerikane mbi kuaj të angazhuar kundër refugjatëve nga Haiti kanë shkaktuar shqetësim dhe revolata në SHBA. Zëdhënësja e Presidentit amerikan Joe Biden, Jen Psaki, tha se pamjet ishin “të tmerrshme” për t’u parë.

Siguria Kombëtare duhet të nisë hetime

Ajo tha se nuk e dinte sfondin e saktë, por gjithashtu nuk e dinte në çfarë konteksti mund të ishte “i përshtatshëm” një veprim i tillë.

USA Mexiko Grenze l US-Zoll- und Grenzschutz versuchen Migranten abzufangen

“Unë nuk mendoj se kushdo që ka parë këtë pamje do ta gjejë atë të pranueshme ose të përshtatshme”, tha Psaki, raporton DW.

Ministri i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas njoftoi nisjen e një hetimi gjatë një vizite në zonën kufitare. “Ne do të hetojmë faktet.” Nëse është e nevojshme, tha ai, do të ketë pasoja.

Situata në terren është “sfiduese dhe e dhimbshme”, shpjegoi Mayorkas, por në të njëjtën kohë i drejtoi një paralajmërim imediat emigrantëve të mundshëm të mëtejshëm që shkojnë në SHBA: “Nëse vini në Shtetet e Bashkuara ilegalisht, do të ktheheni pas. Udhëtimi nuk do të ketë sukses, dhe ju do të rrezikoni jetën tuaj dhe jetën e familjes tuaj ”

USA Mexiko Grenze l US-Zoll- und Grenzschutz versuchen Migranten abzufangen

.

Krahasime me keqtrajtimin e njerëzve me ngjyrë

Fotografitë e marra nga fotografi Paul Ratje, i cili punon për agjencinë e lajmeve AFP, dhe pamjet me video tregojnë rojet kufitare të vendosura në shtetin e Teksasit, në kufirin me Meksikën, duke goditur refugjatët që vijnë nga Haiti.

Për shembull, një oficer policie që nga kali kap një burrë  nga bluza. Në fotografitë e tjera, duket sikur oficerët e policisë po i lëvizin frerët në mënyrë kërcënuese. Përdoruesve e internetit iu kujtuan kohët kur policë në kuaj ose rojet e burgut në SHBA përdornin kamzhikun kundër njerëzve me ngjyrë.

Fotografi: situata u qetësua shpejt

Ratje tha se policia kufitare qe përpjekur t’u bllokonte rrugën refugjatëve, kur ata po kalonin lumin Rio Grande në kufi. “Disa nga emigrantët nisën të vrapojnë dhe qenë përpjekur t’ua kalojnë kalorësve,” tha fotografi. Në këto momente janë bërë regjistrimet e tij. Situata ishte qetësuar shpejt, shtoi ai.