Policia e ndjek si nëpër filma personin që vodhi veturën në rrugën ‘B’ në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme një person dyshohet se e ka vjedhur një veturë në rrugën "B" në Prishtinë.

Lajme

25/02/2019 09:56

Në rrugën “B” në Prishtinë, mbrëmë në ora 19:15, një person është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se kishte vjedhur një veturë po në këtë rrugë, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore janë angazhuar në ndjekje të veturës dhe kanë arritur ta ndalin veturën në fjalë pas një aksidenti.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas verifikimit ka rezultuar se ka dy urdhëresa aktive nga stacioni policor në Vushtrri dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Vushtrri.

Rasti është iniciuar dhe shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/