“Policia e Kosovës të ndrydh deri sa të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?” – Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist shkruajnë parulla në Lipjan

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar ndaj rastit të fundit ku 27 vjeçari Agon Zejnullahu dyshohet të ketë vdekur pas dhunës së ushtruar nga Policia e Kosovës gjatë arrestimit të tij. Ky kolektiv kanë shkruar disa parulla në Lipjan duke reaguar në lidhje me këtë rast. “Policia e Kosovës të ndrysh deri sa…

Lajme

08/07/2025 22:44

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka reaguar ndaj rastit të fundit ku 27 vjeçari Agon Zejnullahu dyshohet të ketë vdekur pas dhunës së ushtruar nga Policia e Kosovës gjatë arrestimit të tij.

Ky kolektiv kanë shkruar disa parulla në Lipjan duke reaguar në lidhje me këtë rast.

“Policia e Kosovës të ndrysh deri sa të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?”, “Policia i ka duart me gjak”, “Policia të vret”, “Poshtë brutaliteti policor”, janë disa nga parullat e tyre.

Ata gjithashtu kanë thënë se brutaliteti policor që e la pa frymë Agonin nuk ishte shpërdorim i izoluar i forcës dhe pushtetit, por një normë e cila e përshkon raportin që institucioni i policisë ka krijuar me civilët/et.

“Brutaliteti është qenësor në ekzistencën dhe funksionin e policisë. Ndërveprimi përmes dhunës, frikësimit, dehumanizimit, shqetësimit e tentativës për kontroll është rutinore për shumë prej nesh që ndeshemi me këtë institucion”, thuhet në reagimin e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

Ndër të tjera, ata kanë thënë se ndonëse konteksti historik i krijimit të policisë shtetërore të pavarur nga kolonializmi dhe okupimi jugosllavo-serb e ka ndërtuar një raport specifik të shoqërisë tonë me policinë, ajo nuk e ka tjetërsuar funksionin e saj kyç -ruajtja e interesave të klasës sunduese përmes forcës.

“Duke qenë kështu, policia si institucion është dëshmuar të jetë shpesh dhunues i atyre që kërkojnë ndihmë, i grupeve më të cenueshme shoqërore dhe i atyre që i kundërvihen padrejtësive shtetërore. Megjithatë, ekspozimi tronditës i kësaj dhune që la të vrarë Agon Zejnullahun përveç që pahëson natyrën e dhunshme të policisë, është edhe një moment kritik për ndërgjegjen kolektive. Vrasja e tij, tashmë e regjistruar edhe vizualisht në kujtesën tonë, duhet të na bëjë të lëvizim, të organizohemi dhe t’i kundërvihemi dhunës e cila asnjëherë nuk është e rastësishme dhe e izoluar. Thërrasim në mobilizim shoqëror për siguri të gjithësecilës e secilit prej nesh, dhe për të kërkuar drejtësi post-mortum për Agonin”, thuhet në reagimin e tyre. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: